Top News - Pas infektimit të Trump/ Vëmendja tek zv.presidenti Pence

  • 3 years ago
Nënpresidenti Mike Pence, i cili vjen i dyti në radhë në Zyrën Ovale nëse presidenti bëhet fizikisht i paaftë, rezultoi të premten negativ për COVID-19, pak orë pasi Presidenti Donald Trump njoftoi se ishte infektuar dhe hyri në karantinë.
Testimi pozitiv i Presidentit Trump, ka nxjerrë në qendër të vemendjes Zëvendëspresidentin Pence, i cili ka qenë një nga të paktat figura që i ka rezistuar ndryshimeve të pandërprera në administratën e presidentit republikan. Pence, 61 vjeç, është planifikuar të debatojë me kandidaten demokrate për nënpresidente, Senatoren Kamala Harris të mërkurën, por nuk është e qartë nëse plani mund të ndryshojë tani. Presidenti kërkon kalimin e kompetencave tek nënpresidenti në bazë të Amendamentit të 25 të Kushtetutës, pika 3. Kjo ka ndodhur tre herë në historinë e SHBA. Ish-Presidenti George Ë. Bush ia transferoi përkohësisht pushtetin nënpresidentit Dick Cheney dy herë, për disa orë në vitet 2002 dhe 2007, kur po i nënshtrohej kolonoskopisë. Në vitin 1985, George H.Ë. Bush në atë kohë nënpresident, u bë përkohësisht president për gati tetë orë, kur Presidenti Ronald Reagan hoqi me operacion një dëmtim para-kanceroz të indit. Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Trump nuk është në ?paaftësi fizike? dhe po vazhdon të punojë në distancë. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi vjen e treta në radhë për të marrë postin e presidentit pas zotit. Edhe ajo u testua për koronavirus të premten dhe rezultoi negative.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MikePence#TopChannel

Recommended