Fiks Fare/ Regjisori i njohur: 25 vjet në dyert e shtetit për pronën e fituar nga gjykata!

  • 3 years ago
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes sorollatjet e ish pronarëve që të përfitojnë kompensimin apo kthimin e trojeve të tyre të sekuestruara. Megjithëse vitet kalojnë, këto familje enden në dyert e institucioneve, kryesisht te Agjencia e Trajtimit të Pronave, për të marrë "thërrimet" që shpërndan shteti. Në emisionin investigativ u ankua z.Leka Bungo, një emër i njohu i kinematografisë shqiptare dhe regjisor i njohur. Familja e tij ka pasur një truall prej 8000 metra katrorësh truall brenda qytetit të Elbasanit, ku një pjesë i është kthyer, një pjesë i është kompensuar truall dhe një pjesë i është kompensuar "tokë arë". Megjithëse kanë kaluar rreth 25 vite nga njohja e kësaj familje si pronar, ata ende nuk po e gëzojnë dot, pasi administrata e Agjencisë së Trajtimit të Pronave ndër vite e ka sorollatur. Dhe, pasi ka fituar dy vendime gjykatash që e detyrojnë ATP-në ta kompensojë për truall, sërish kjo Agjenci nuk e zbaton, me arsyetimin se është në Gjykatën e Lartë. Vendimi i Apelit citon se duhet të ekzekutohet menjëherë nga përmbarimi. Por, ATP pretendon se "vendim i formës së prerë është Gjykata e Lartë".

Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel

Recommended