Ora News - Korça, “porta” e klandestinëve, Tirana, Durrësi dhe Lezha, “stacione” në rrugën drejt BE

  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Që kur Shqipëria u fut në Rrugën ballkanike të emigrantëve, Korça është shndërruar në Portën hyrëse, ndërsa Tirana, Durrësi e Lezha në stacione të klandestinëve në rrugën drejt BE. 7500 refugjatë janë kapur vetëm në Korçë nga qershori, ku në pranga janë vënë 75 transportues.

Kufiri i gjelbër me Greqinë në juglindje është porta kryesore e refugjatëve nga vendet e luftës që synojnë të kalojnë tranzit përmes Shqipërisë drejt BE!

Qershori shënoi rritjen e fluksit dhe veprimtarisë së dhënies së ndihmës së paligjshme kundrejt pagesës nga të ashtuquajturit taksistë të emigrantëve.

Këto shifra nga burime pranë drejtorisë së Kufirit në Korçë tregojnë vetëm ata që janë kapur, pasi të tjerë kanë arritur ti shpëtojnë rrjetës së Frontex në Kufi e Policisë shqiptare në rrugët e juglindjes!

Grupet e shtuara të klandestinëve nga vendet e lindjes që evidentohen në lëvizje në rrugët e Tiranës e Durrësit vërtetojnë faktin.

Së fundmi edhe Lezha është kthyer në një stacion i grupeve të refugjatëve që synojnë kufirin me Malin e Zi ose atë me Kosovën që janë dy rrugët përmes të cilave tentojnë vendet e BE!

Përballë këtij shqetësimi qytetar dhe rrezikut të aktivizimit të grupeve kriminale të Trafikimit, prefekti i Lezhës kërkoi më shumë kujdes.

Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Kufirit, nga janari deri në shtator 2020 në territorin shqiptar janë ndaluar 8100 klandestinë, 3 mijë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më pare.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/korca-porta-e-klandestineve-tirana-durresi-dhe-lezha-stacione-ne-rrugen-drejt-be/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended