Top News - Luftë `civile`/ Sfidojnë britanikët: Nuk izolohemi!

  • 3 years ago
Masat e izolimit kanë shkaktuar kaos në Britani, ku një kryetar bashkie I shpalli lufte rregullave të reja dhe u zotua të sfidojë qeverinë. Kreu i Middlesbrough, Andy Preston I doli kundër sekretarit të shëndetësisë Matt Hancock dhe hapave që ekzkutivi po kërkon të marrë pas një hovi të ri të infeksioneve. Mediat vendase thonë se sot, rreth 20 milionë vetë jetojnë mes kufizimeve në Mbretërinë e Bashkuar. Por Preston e deklaroi hapur se nuk do t`I bindet rregullave. ? U përpoqëm të komunikonim me qeverinë, por nuk na dëgjuan. Ata po vendosin masa që do të godasin vendet e punes, do të dëmtojnë shëndetin mendor dhe unë nuk kam ndërmend t`I pranoj të tilla kufizime?, shkroi ai në Twiitter. Shumë vende europiane përgatiten të zbatojnë masa të reja për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi për një "situatë shumë serioze". Kufizimet e reja I shohin si zgjidhje edhe qeveritë e Francës, Spanjës e Holandës. Në kryeqytetin spanjoll, Madrid, zyrtarët shëndetësorë paralajmërojnë prej ditësh se sistemi rajonal i kujdesit shëndetësor po vihet nën një presion serioz nga pacientët me COVID-19.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Brirani#TopChannel

Recommended