Lokalet hapen plotesisht - News, Lajme - Vizion Plus

  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ulja e temperaturave ka sjellë klientët e parë në ambientet e brendshme të lokaleve.Në ditën e parë të hapjes, menaxherët po mundohen të respektojnë rregullat e vendosura nga autoritetet shëndetësore.Edhe fast food-et kanë nisur shërbimin në ambientet e brendshme.Në protokoll është përcaktuar që nëse një punonjës rezulton pozitiv me Covid-19, biznesi do të mbyllet. Por pronarët e bizneseve thonë se I kanë marrë masat paraprake.Baret me vetë shërbim nuk do të lejohen të punojnë normalisht, por do të ketë staf të dedikuar për klientët, ndërsa është rekomanduar ajrosja disa here në ditë e ambienteve dhe pastrimi i herëpashershëm.Pas afër 7 muajsh në pandemi këto biznese po përpiqen t?i rikthehen normalitetit. Përveç bareve e restoranteve edhe pishinat e mbyllura do t?i rikthejnë shërbimin qytetarëve.