Wake Up/ Sindi Breshani fiton çmim botëror duke vënë në lojë diktaturën dhe propagandën

  • 3 years ago
Sindi Breshani, e cila prej 6 vitesh jeton në Londër, është shpallur një nga fitueset e konkursit ?Women in Games: Student Portfolio Award? në fushën e industrisë së lojrave digjitale. ?Women in games? është një organizatë jo-fitimprurëse që kërkon një industri, kulturë dhe komunitet lojrash pa diskriminim gjinor, duke mbështetur gratë. Sindi ka studiuar në Angli dhe aktualisht është asistente pedagoge pranë ?Goldsmiths, University of London? dhe po kryen masterin në ?Information Experience Design? në Royal College of Art. Në projektet e saj ajo përdor teknologjitë interaktive dhe lojërat për të dokumentuar aspekte të realitetit. Punët e Sindit janë prezantuar në Tate Britain, Somerset House, V&A Museum of Childhood, Games for Change New York. Disa nga video-lojërat që ajo ka realizuar janë "Propaganda", "Diktatura", "The Village", "Race for the Arctic", "Destination Sainsbury's" apo "Users Research Methods". "Propaganda" është një lojë që demaskon se si propaganda bashkëkohore nga media, politika apo feja arrin të na manipulojë, kontrollojë dhe gënjejë. Me këtë projekt Sindi është prezantuar në "Indie Cade Festival California". Ndërsa "Diktatura", e cila tregon për 9 persona që kanë jetuar gjatë diktaturës duke kapur aspekte të ndryshme, për të parë eksperiencën personale më shumë se sa të treguarit të historisë në mënyrë objektive. Për ta realizuar "Diktaturën" Sindi ka intervistuar dikë që është burgosur sepse dëgjonte muzikë italiane, një prift dhe një agjente të dyfishtë. Edhe pse në një moshë të re ajo është designer, producente dhe regjisore e padyshim do të na zbulojë edhe më shumë drejtpërdrejt në skype nga Londra.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel