Raundi i dyte i regjistrimeve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rreth 7 mijë maturantë kanë rezultuar fitues në raundin e dytë të përzgjedhjes së degëve të universitetit. Të rinjtë mund të regjistrohen pranë fakulteteve përkatësve të degëve fituese deri më datën 9 tetor. ?Për menaxhim biznesi. Nuk ishte preferenca ime e parë, por në raundin e dytë po. Dega që doja unë ishte farmacia, për shkak të kuotave të limituara dhe mesatares, nuk e fitova në raundin e parë??Financë, nuk u regjistrova në raundin e parë sepse isha në pritje të një dege tjetër, por tani zgjodha të regjistrohem këtu.?Infermieria dhe degët e inxhinierisë janë disa nga drejtimet e preferuara të studentëve të ardhshëm. ARJAN XHELAJ RRJETI AKADEMIK SHQIPTAR?Ndër programet më të kërkuara është mjekësia e përgjithshme, kuotat e së cilës në UT u ezauruan që në raundin e parë, stomatologjia po ashtu edhe disa degë në fakultetin e arteve dhe të sportit janë ezauruar. Shumë e kërkuar nga maturantët vijon të jetë dega e infermerisë dhe po ashtu degët e inxhinierisë.?Ndërkohë aplikimet për raundin e tretë për të gjithë maturantët që nuk kanë përfunduar procesin e regjistrimit, nisin nga data 12 deri më14 tetor nëpërmjet portalit u-albania.

Recommended