Top News - 34 shtete, ‘zonat e kuqe’ te krimit/ Europol nxjerr raportin

  • 3 years ago
Operacionet ndërkombëtare të javës së kaluar, por edhe më parë janë përkthyer në gjuhën e shifrave nga Europol. Operacioni më i fundit i Europol, në të cilin u bë pjesë edhe Shqipëria çoi në arrestimin e 166 personave. Sipas strukturës europiane të antikrimit 390 000 persona dhe 44 000 automjete hynë në ?sitën? e kontrollit në vendet ndërkufitare, të listuara si pikat e nxehta të dyshuara për trafik kriminal.
Mes të arrestuarve, 17 persona akuzohen për trafikun e armëve të zjarrit, 73 për kontrabandimin e emigrantëve, 37 për trafik droge, 12 persona u arrestuan për dokumente të falsifikuara, etj. Po ashtu, në operacion u sekuestruan 51 armë të llojeve të ndryshme dhe 47 kilogramë të një shumëllojshmërie droge.
Në total, 34 shtete u bashkuan javën e kaluar për të luftuar krimin e organizuar dhe serioz ndërkombëtar me origjinë nga Evropa Juglindore si pjesë e ditëve të veprimit të përbashkët.
Operacioni katër-ditor i mbështetur nga Europol kishte për qëllim trajtimin e imigracionit të paligjshëm dhe trafikimin e armëve të zjarrit dhe drogës, të cilat janë përparësitë kryesore të Platformës Evropiane Multidisiplinare Kundër Kërcënimeve Penale (EMPACT).
Operacioni bashkoi: Shtetet Anëtare të BE: Austri, Bullgari, Kroaci, Qipro, Danimarkë, Finlandë, Francë, Gjermani, Greqi, Irlandë, Itali, Hungari, Letoni, Lituani, Luksemburg, Holandë, Poloni, Portugali, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi.
Shtetet jo anëtare të BE-së: Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovina, Kosovë, Moldavi, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar, Ukraina, Shtetet e Bashkuara. Agjencitë e BE-së: Europol, Eurojust, Frontex Partnerë ndërkombëtarë dhe institucionalë kundër luftës ndaj krimit të rëndë dhe të organizuar në Ballkanin Perëndimor.
8838 oficerë të zbatimit të ligjit ishin të përfshirë në operacion dhe përfshinin oficerë policie, roje kufitare tokësore, detare dhe ajrore dhe agjentë doganorë.



Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Europol#Raporti#TopChannel

Recommended