Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 12/23/2020
Dhomat e Specializuara njoftuan se kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati do të bëjë paraqitjen e parë para tyre në 1 tetor.Paraqitja e parë do të jetë në formë të seancës publike dhe mund të përcillet edhe përmes video-linkut. Ndërkohë është zbardhur përmbajtja e fletëarrestit të kreut të OVL-së se UCK-së, të arrestuar në 25 shtator. ?Ka dyshim të bazuar se zoti Gucati ka mbajtur tre konferenca për shtyp ne 7, 16 dhe 22 shtator, 2020, ku ka shpërndarë ose ka lejuar qasjen e mediave në informacione dhe dokumente konfidenciale dhe jopublike tw cilat kanë të bëjnë me punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe nuk ka ndërhyrë kur nënkryetari Nasim Haradinaj ka përmendur emrin e një dëshmitari e ka dhënë informacione lidhur me vendin ku ai banon dhe të dhëna të tjera personale?, lexohet aty. Po në 25 shtator, pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar kreu një aksion bastisjeje që zgjati më shumë se tetë orë, u arrestua edhe Nasim Haradinaj, i cili gjithashtu dyshohet per pengim te drejtesise. Haradinaj bëri paraqitjen e parë para gjykatës nje dite me pare ku përsëriti edhe një herë qëndrimin e tij se nuk i njeh Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, që ndryshe njihen si Gjykata Speciale.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Hage#HysniGucati#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended