Top News - Shqiptarët në Mal të Zi/ Mund të përdorin simbolet kombëtare

  • 4 years ago
Me propozim nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi qeveria e atij vendi ka miratuar përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar. Po ashtu qeveria e Malit të Zi ka miratuar edhe përdorimin e himnit kombëtar të Shqipërisë si dhe 28 nëntorin si festë kombëtare për shqiptarët në atë vend. Përdorimi i simboleve kombëtare nga pakicat në Mal të Zi paraqistenjë problem të vazhdueshëm dhe ishte objekt debatesh midis forcave politike shqiptare dhe zyrtarëve malazezë. Pas mosmarrëveshjeve të shumta, qeveria e Malit të Zi në nëntor të vitit të kaluar miratoi projektligjin për simbolet kombëtare të propozuar nga Ministria për të Drejtat e Njeriut. Dënimet për shfaqjen e simboleve kombëtare në Mal të Zi janë pasojë e Ligjit për ruajtjen e qetësisë publike, i cili ishte në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën dhe parashihte dënime në rast se shpalosen simbolet e shteteve të tjera. Në bazë të ligjit të Malit të Zi për rendin publik, një qytetar që tregonte publikisht një flamur, stemë ose simbol të një shteti tjetër pa autorizim, gjobitej me 100 deri 500 euro ose dënohej me burgim deri në 30 ditë. Gjykatat në Mal të Zikanë ndëshkuar shumë shqiptarë në Tuz apo Ulqin për shkak të përdorimit të flamurit shqiptar.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SimboletKombetare#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended