Ora News - Rama sulmon kundërshtarin: Basha shalqi me provë, i pangrënshëm

  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Menjëherë pasi Partia Demokratike prezantoi projektin e saj ekonomik, kryeministri Rama ka dalë para gazetarëve për të folur mbi ekonominë dhe investimin në banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Së bashku me Ministrin për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, dhe atë të Financës Anila Denaj janë paraqitur të dhënat për shkollat dhe banesat ku po punohet.

Kryeministri bëri me dije gjithashtu se nuk ka hequr dorë nga aministia fiskale dhe as nga legalizimi i kanabisit ndërsa mohoi kategorikisht që qeveria i ka rihapur kazinotë.


Heqja e tatim-fitimit dhe e TVSH për bizneset me xhiro deri në 10 milionë lekë, për Ramën nuk është veprim në prag të zgjedhjeve.

I pyetur nga gazetarët. Rama nuk ka komentuar planin me 5 pika të PD, por ka zgjedhur një tjetër formë reagimi.

Edi Rama: Atë që quani kandidatin për kryeministër është shalqi me provë, i pangrëmshëm. Sepse nuk është i ardhur nga hëna por ka qenë në provë disa herë.Platformat alternative janë thjesht shprehje të mungesës së seriozitetit. Larg qoftë të kishte ndodhur që flama e kovidit ta kishte gjetur këtë vend me atë kandidatin dhe klubin e asaj të ashtuquajturën e opozitës së bashkuar. Të gjente spitalet që e gjetëm ne, shërbimet shëndetësore, kapacitetet profesionale kur na besuan shqiptarët. Kjo nuk është një betejë mes nesh dhe atyre apo mes meje dhe shalqinit me provë që është në krye të opozitës, është betejë e jona me vetveten dhe kohën. Koha nuk pret se shqiptarët kanë pritur shumë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/rama-basha-shalqi-me-prove-i-pangrenshem/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv