'Kopjon programin e PD'/ Rama-gazetares: Vdeksha unë për ty e Bashën!Premtimet si tramvaji në Tiranë

  • 3 years ago
"Vdeksha unë për ty dhe Bashën, ( i referohet gazetares) fjalën kopje nga programi i Bashës se është pa lidhje. Ka një ndryshim të madh midis kujt e thotë dhe kush e bën, aq më tepër nëse bëhet fjalë për të njëjtën gjë. Ka një ndryshim të madh mes rritjes së pagës për mjekët dhe infermierët 40% që do e bëjmë ne që do miratohet me ligj dhe idesë se pagat mund të shkojnë 1200 euro. Të hapësh thesin se po vijnë zgjedhjet dhe të hapësh gojën dhe të ofrosh lugë floriri për të gjithë është thjesht për të qeshur, Nuk ka krahasim, se ekeni parë. Fati i mirë është se këta i kemi parë, nuk është se janë të paparë. Është premtim si tramvaji i Tiranës, me siguri po të shkoni te SHQUP-i do ju tregojnë tramvajin", tha Rama.

Recommended