Yjet e Shqiperise '80 mundin kampionet e botes me rezultatin 5-3 (30 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Ndeshja e Yjeve të Shqipërisë me Italinë e viteve '80 ka sjellë një atmosferë entuziaste në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa". Të pranishmit kanë parë me admirim lojën e Rosit, Xhordanos dhe Mustës, Demollarit, Kolës në krahun e kuqezinjve. Gjithçka është ndezur kur portieri ynë Musta ka pritur një penallti të kampionit të botës Paolo Rosi në pjesën e parë.
Ndeshja e futbollit që ishte konceptuar në dy pjesë nga 25 minuta nuk ka mundur të dhurojë asnjë gol. Ndërkohë që në fund të lojës janëë gjuajtur penallti për të nxjerrë fituesin, krutanët kanë vepruar me të saktë dhe shkodrani Ire ka vulosur 5-3 fitoren e kuqezinjve.
Në mënyrë të veçantë interesimi më i madh ka qenë për Paolo Rosin të cilin e kanë rrethuar shumë dashamirës dhe e kanë mbuluar me fotografi dhe autografe. Kështu brezi i viteve '80 kanë provuar sërish të luajnë me sukses dhe shikuesve u janë rikthyer emocionet që ata dhuronin dy dekada më parë në futbollin shqiptar. Në fund të fundit, të mundësh ish kampionët e botës është një kënaqësi morale që brezi ynë i meritonte duke marrë në konsideratë kufizimet që kishte koha ku ata derdhën djersë në fushat dhe stadiumet e Shqipërisë./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended