Top News - Teste të shpejta për koronavirus do të shpërndahen në 133 vende

  • 3 years ago
Një test që mund ta diagnostikojë saktë koronavirusin brenda pak minutash, do ta zgjerojë në mënyrë dramatike testimin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë.


Sipas saj, testi prej 5 dollarësh mund ta transformojë gjurmimin e koronavirusit në vendet më pak të pasura, që kanë mungesa të punëtorëve të kujdesit shëndetësor dhe të laboratorëve.

Prodhuesit e ilaçeve, Abbott dhe SD Biosensor, kanë rënë dakord me fondacionin bamirës ?Bill dhe Melinda Gates? për të prodhuar 120 milionë teste, tha kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

?Testi i ri, mobil dhe i lehtë për t?u përdorur do të japë rezultate brenda 15-30 minutash, në vend të orëve ose ditëve?, tha Tedros.

Koha e gjatë midis bërjes së testit dhe marrjes së rezultatit i ka penguar përpjekjet e shumë vendeve për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit.

Marrëveshja midis prodhuesve të ilaçeve dhe fondacionit ?Bill dhe Melinda Gates? do të përfshijë 133 vende ? shumë prej tyre në Amerikën Latine, e cila aktualisht është rajoni më i goditur nga pandemia për sa i përket fatalitetit dhe shkallës së infeksionit.

Marrëveshja do të sigurojë 120 milionë teste gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.

Në të gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 33 milionë njerëz.

Prej tyre, mbi një milion kanë vdekur dhe mbi 23 milionë janë shëruar.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TedrosAdhanomGhebreyesus#OBSH#TopChannel