Wake Up/ Bashkia, "luftë" komshijve që s'paguajnë. Haxhimali: Zgjidhja, kontrata 3-palëshe

  • 4 years ago
Nuk kanë qënë të pakta rastet kur banorët e pallateve ankohen për komshinj problematikë që nuk paguajnë detyrimet, që nga tarifat për ashensorët, tarifat për pastrimin, ndriçimin, apo edhe për probleme që shfaqen në ambientin e përbashkët. Por duket se tashmë pakënaqësitë që kanë ndaj njëri tjetrit nuk do të kalojnë aq lehtë.... Bashkia e Tiranës ka paralajmëruar se do ta zgjidhë këtë ngërç. Ata që nuk paguajnë detyrimet për mirëmbajtjen e pallatit (hapsirava të përbashkëta) do të gjobiten dhe detyrimet do t'i paguajnë në faturën e ujit. Mos u çudisni që pas disa muajsh t'ju vij një faturë e kripur nga ujësjellësi i cili do të mbledhë jo vetëm shpenzimet për ujin por edhe për detyrimet që nuk paguani prej muajsh për mirëmbajtjen. Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak janë paralajmëruar ndryshime ligjore në muajt në vijim që fuqizojnë kompetencat e administratorëve të pallateve. Parashikohet që administratorëve tu jepet fuqia për të vendosur masa penalizuese edhe për ndotësit e ambienteve të përbashkëta, një problem ky në fakt i konstatuar dhe i denoncuar herë pas here ne media. Agron Haxhimali, Drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive tha se kjo situatë zgjidhet vetëm përmes një kontrate 3-palëshe mes Bashkisë, administratorit të pallatit dhe banorëve. "Përndryshe me gjithë dëshirën e mirë të Bashkisë së Tiranës për të mbledhur detyrimet e banorëve që nuk paguajnë, nisma do të dështojë"- tha Haxhimali.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended