Wake Up/ Moti i keq sjell probleme me energjinë. Burreli, Shkodra, Durrësi më problematiket

  • 3 years ago
Informacionet dhe parashikimet nga Instituti i Gjeoshkencave dhe nga qendrat sinoptike homologe të vendeve fqinjë flasin për një javë problematike për sa u përket reshjeve, por edhe stuhive lokale që kanë krijuar jo pak probleme në shkëputjen e linjave të furnizimit me energji elektrike. Fundjava ka qenë e karakterizuar nga stuhi dhe reshje të mëdha shiu, të cilat kanë qenë shkak për përmbytje lokale por edhe rrëshqitje të dherave në disa zona, kryesisht në prefekturat Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier apo Gjirokastër. Si pasojë, ka pasur dhjetëra defekte që kanë lënë pa energji elektrike mijëra banorë. Petraq Lika, nga Divizioni i Shpërndarjes së Energjisë, OSHEE tha se aktualisht sot kemi 23 linja me defektet që janë në zonën e Durrësit, Burrelit dhe Shkodrës.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended