Top News - Denoncimi në ‘Fiks Fare’/ Vorë, abuzim me fondin e tërmetit

  • 3 years ago
Astrit Gjoka është pronar i një trualli dhe ndërtimi të regjistruar në hipotekë, por banesa është zaptuar sipas tij nga dy vëllezërit Kepi, njëri ish kreplaku i Kodër Prezës, dhe tjetri punonjës i bashkisë Vorë. Banesa është dëmtuar nga tërmeti dhe dy vëllezërit pa asnjë titull pronësie kanë aplikuar për dëmet e banesës. Dëme që sipas bashkisë i përkasinë kategorisë D5, dhe vlera arrin deri në 50 milionë lekë të vjetra. Keshtu tregon per ?Fiks Fare?, Astrit Gjoka, i cili zotëron certifikatën e pronësisë së truallit dhe kartelën e pasurisë ku është i përfshirë edhe ndërtimi. Sipasj tij, zotërinjtë që e kanë zaptuar kanë aplikuar për leje legalizimi, por u është pezulluar. Por mos pasja e asnjë lloj titulli pronësie mbi objektin nuk i ka penguar ata që të aplikojnë për dëme nga tërmeti pranë Bashkisë Vorë. Nga D2, që ishte në fillim sipas Astrit Gjokës, dhe që kishte vetëm meremetime që rregullohen me 2,5 milon lekë të vjetra, dëmtimet çuditërisht janë rivlerësuar si D5 ku dëmi shkon deri në 25 milion lekë të vjetra për secilin. Sipas tij policia dhe ASHK ku ai është ankuar i kanë nisur letra urgjent për kërkesë përgjegjëses, por ajo deri më sot nuk i është përgjigjur askujt. Ajo sipas tij refuzon ta takojë dhe dosjet që ai ka dorëzuar nuk gjenden në bashki.

Përgjegjësja e rindërtimit e Bashkisë Vorë refuzon të marrë dokumentet e pronarit për dëmet e tërmetit dhe pranon aplikimet e dy personave zaptues të cilëve u është pezulluar leja e legalizimit dhe nuk gëzojnë asnjë titull pronësie.

Fiksi u interesua pranë Bashkisë Vorë, por aty gazetares i mbyllej dera per te marre informacionin e kerkuar.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Denoncim#Vore#TopChannel