Report TV -Vijon greva e naftëtarëve të Ballshit, nuk tërhiqen pa marrë zgjidhje nga shteti

  • 3 years ago
Pas protestave të herë pas hershme duket se kërkesat e tyre shkuan në vesh të shurdhët dhe hapi i tyre i radhës ishte nisja e grevës së urisë.

Në videot e siguruara nga Report Tv, naftëtarët të rraskapitur janë shtrirë në ambientet e përshtatura për të kaluar natën.

Që prej mëngjesit ata janë të pa ngrënë dhe pafuqia duket edhe në fytyrat e tyre. Pavarësisht nisjes së grevës, deri në këto momente nuk ka reaguar asnjë institucion për t'u dhënë një zgjidhje këtyre punëtorëve që kanë 1 vit pa marrë rrogat e tyre.

Ata kanë paralajmëruar se do të qëndrojnë në grevë derisa shteti t'u japë një zgjidhje.

Recommended