Top News - Del në ankand... Diamanti i rrallë, pa asnjë të metë

  • 3 years ago
Një diamant në formë ovale, pa të meta, 102 karatësh, do të dalë në ankand më 5 tetor, në Hong Kong. Shtëpia e ankandeve sothebys, nuk ka dhënë një cmim fillestar për gurin në formë veze prej ekzaktësisht 102.39 karatësh, që ka edhe cilësinë më të lartë të ngjyrës për një diamant të bardhë dhe është klasifikuar i tipit IIA për pastërtinë kimike dhe transparencën e jashtëzakonshme. Sipas drejtuesve të Sotheby?s, shtëpia e ankandeve po lejon që tregu të vendosë për vlerën e diamantit. Historikisht, diamante të këtij kalibri dhe këtyre përmasave, janë shitur nga 11 deri në 33 milionë dollarë.

Vetëm shtatë diamantë të tjerë të bardhë, më shumë se 100 karatë, dhe me cilësi të ngjashme, kanë dalë në ankand, pesë prej tyre tek sotheby?s.

Në nëntor 2017, diamanti më i madh i prezantuar ndonjëherë në një ankand, më shumë se 163.41 karatë, u shit në gjenevë për më shumë se 33.8 milionë dollarë, një rekord global në këtë kategori. Por ai nuk është rekordi i kohërave. Në prill 2017, diamanti rozë, gjigand, u shit për 71.2 milionë dollarë në një ankand të sotheby?s po në hong kong.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Diamant#TopChannel

Recommended