Top News - Dita botërore e turizmit/ Meta- sektori i keqmenaxhuar tek ne

  • 3 years ago
Në Ditën Botërore të Turizmit presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar, duke u ndalur tek problematikat që shqetësojnë këtë sektor në vendin tonë. Përmes një statusi në rrjetet sociale kreu i shtetit tha se sektori i turizmit është keqshfrytëzuar në vendin tonë, pavarësisht se Shqipëria ka burime të pafundme natyrore dhe trashëgmi të çmuar kulturore edhe arkeologjike. Sipas tij, duhet të ketë një plan konkret për zhvillimin e turizmit, në mënyrë që nëpërmjet tij të ndalet edhe braktisja e vendit. ?Një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë kombëtare e familjare, i goditur së fundmi dhe nga pasojat e rënda të COVID-19, meriton më shumë vëmendje për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave me pasuri natyrore të mrekullueshme dhe të gjithë Shqipërisë?, thuhet në postimin e Metës. Sipas tij turizmi nuk janë vetëm hotelet e luksit dhe resortet me 5 yje, por bujtinat mikpritëse familjare që promovojnë traditën dhe prodhimet origjinale e që duhët të mbështeten nga shteti. ?Turizëm janë brigjet, malet e lumenjtë përrallorë, e të gjitha pasuritë natyrore kombëtare, që në vend të gjenerojnë të ardhura për familjet shqiptare, keqshfrytëzohen nga koncensionarë. Në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit është momenti për të reflektuar mbi domosdoshmërinë për t?i dhënë frymëmarrje këtij sektori jetik për ekonominë, nëpërmjet një plani konkret dhe efikas duke rikthyer shpresën për zhvillim të qëndrueshëm dhe të ardhme të sigurtë në këtë vend të bekuar nga Zoti?, mbyll postimin e tij kreu i shtetit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Turizmi#IlirMeta#TopChannel

Recommended