Inagurohet drejtoria antiterror ne varesi te SHISH - (28 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Një drejtori më vete për luftën antiterror. Shërbimi Informativ Shqiptar, ka hapur sot një qendër në varësi të tij, po që do të ketë më shumë hapësirë në luftën kundër akteve ekstremiste terroriste. Inagurimin e saj, përveç kreut të saj Fatos Klosi, e bëri dhe kryeministri Ilir Meta e kryebashkiaku i Tiranës Edi Rama. Ambientet moderne me një sistem tërësisht të kompjuterizuar shërbejnë për mirëfunksionimin të kësaj drejtorie të re të antiterrorit.

Kjo drejtori do të ketë si qëllim njohjen, gjurmimin dhe zbulimin e akteve të ndryshme me qëllim terrorist, nga ekstremist me bindje të ndryshme, por dhe zbulimin e parandalimin e krahëve të mundshëm luftarak të armatosur, të forcave politike brenda dhe jashtë vendit.

Kryeministri Ilir Meta:- ?Me këtë besim të ri, me këtë angazhim të ri, të qeverisë, të SHISH, të policisë, të prokurorisë, me këtë bashkëpunim të shkëlqyer që ka shërbimi ynë informativ me shërbimet partnere, do të jemi në gjendje që të sjellim elementë më të lartë të sigurisë edhe në këtë drejtim?.

Punonjësit e kësaj drejtorie, janë specializuar dhe trajnuar nga shërbime të huaja sekrete të ngjashme me ta, ku nuk kanë munguar dhe specialistët e CIA-s amerikane./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/