Top News - Pandemia në Kosovë/ Qeveria merr masa të reja

  • 3 years ago
Qeveria e Kosovës miratoi një sërë masash të reja të lodhura me pandeminë, ku përfshin disa lehtësime. Kështu sektorit të gastronomisë në Kosovë i është zgjatur orari i punës për një orë më shumë. Sipas vendimit të fundit, subjektet që ofrojnë shërbime gastronomie do të duhet ti mbyllin bizneset në orën 23.30, ndërsa orari I mëparshëm ishte 22:30. Po kështu do të lejohën pjesërisht aktivitetet kulturore të institucioneve vartëse të Ministrisë së Kulturës dhe të komunave, përkatësisht teatrove, bibliotekave, filarmonisë, galerive, ansambleve, baletit, kinemave, qendrave rinore, muzeve dhe qendrave të kulturës. Këto objekte dhe institucione, që deri më tani kanë qenë të mbyllura, do të mund të shfrytëzojnë vetëm 40 për qind të hapësirës së tyre. Me vendimin e ri të ekzekutivit kosovar, institucionet shëndetësore detyrohen nga ana tjetër t?i rikthejnë shërbimet shëndetësore në përputhje me masat për mbrojtje nga COVID-19. Po sipas vendimit, të gjithë qytetarët e huaj që hyjnë në Republikën e Kosovës, e vijnë nga vendet me rrezik të lartë, duhet të dëshmojnë nëpërmjet testit të njohur si RT-PCR për Sars COV-2 se nuk janë të prekur nga sëmundja, në bazë kjo të parimit të reciprocitetit. Në Kosovë, ditëve të fundit, ka pasur rënie të numrit të rasteve me COVID-19 krahasuar me muajt korrik dhe gusht. Të premten, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike konfirmoi vetëm 46 infektime të reja.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosove#Situata#TopChannel