Report TV -Ngjarja në Elbasan/ Sociologu: Zanafilla te familja që s'është hiç në rregull!

  • 3 years ago
TIRANË- Zanafillën e asaj që ndodhi ditën e djeshme në Elbasan, sociologu Gëzim Tushi e gjen te familja, që sipas tij nuk është "hiç në rregull". Në studion e Report Tv, Tushi ka bërë një analizë përtej të dukshmesh, të ekzekutimit të 71-vjeçarit dhe rezistencës të tij, në një kohë kur opinioni publik priste që ai të dorëzohej. Varfëria, divorci, mendjelehtësia e krijimit të një familje, njerëz dembel që nuk japin kontribut në familje janë disa nga arsyet që Tushi liston mbi motive që sjellin në krijimin e qenieve njerëzore, të cilat ai i quan " mbetje biologjike kafshërore".