Shi me intensitet te larte gjate nates | Lajme - News

  • 3 years ago
Reshje shiu dhe breshëri të shoqëruara me erë dhe shtrëngata. Sipas sinoptikanëve moti i keq do të mbërthejë pjesën më të madhe të vendit duke nisur nga mbrëmja e së premtës dhe përgjatë ditës së shtunë.

Ekspertët shtojnë se intensiteti i lartë i reshjeve përbën një rrezik për vërshim të ujit dhe përmbytjeve.

?Parashikohet që zonat më problematike të jenë zona e Shkodrës, Lezhës, Tiranës, Krujës, Elbasanit, qytetet bregdetare si Durrësi, Vlora, Saranda dhe në jug Gjirokastra dhe Korça, ku presim të marrim një sasi të konsiderueshme të reshjeve mbi 100 mm. Presim që të kemi përmbytje lokale, pasi një sasi e konsiderueshme e reshjeve bie në një kohë shumë të shkurtër?, u shpreh sinoptikania Adjola Bani.

Problematike parashikohet të jetë situata në zonat bregdetare, çka pritet të sjellë rrezikshmëri për lëvizjen e mjeteve detare.

?Parashikohet që shpejtësia e erës të jetë mbi 55-60 km/h, duke shkaktuar dhe një dallgëzim të trazuar, e cila do të sjellë problematikë në trafikun detar dhe në zonat bregdetare?, shtoi Bani.

E diela do të kthejë përkohësisht kthjellimet, por e hëna parashikohet të risjellë reshjet intensive. Ndërsa temperaturat do të pësojnë ulje me një masimum, që arrin deri në 24 gradë Celcius.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/