Top News - Maqedonia në BE/ Bullgaria tenton ta bllokojë

  • 3 years ago
Qeveria bullgare kwrkon që BE-ja t'i bllokojw negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut, derisa vendi kandidat të pranojë se është historikisht dhe gjuhësisht pjesë e Bullgarisë. Një mosmarrëveshje historike e ndezur mes dy vendeve fqinje në Ballkan është duke u kthyer nw shqetwsim për Brukselin, sepse negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut pritet të fillojnë në dhjetor të këtij viti.Qeveria e vendit që i përkiste Jugosllavisë deri në 1991 dhe është kandidat i BE që nga viti 2005 shpresonte se i kishte dhënë fund të gjitha mosmarrëveshjeve historike me fqinjët e saj duke ndryshuar emrin e shtetit nga Maqedoni në Maqedonia e Veriut. Pasi u anëtarësua në NATO marsin e kaluar, vendi më në fund donte të niste rrugën e gjatë për anëtarësimin e plotë në BE. Por Bullgaria i sheh gjërat ndryshe, thotw DW. Një dokument i titulluar "Memorandum Shpjegues mbi Marrëdhëniet e Republikës së Bullgarisë me Republikën e Maqedonisë së Veriut në lidhje me zgjerimin e BE-së dhe procesin e asociimit dhe të stabilizimit" tërhoqi vëmendjen e mediave të Maqedonisë së Veriut javën e kaluar. Aty theksohet se ?procesi i zgjerimit nuk duhet të legjitimojë ndërhyrjen etnike dhe gjuhësore të regjimeve të kaluara autoritare," por historiani gjerman Ulf Brunnbauer i bën thirrje Brukselit "dhe veçanërisht Berlinit" që të bëjë presion mbi qeverinë bullgare. "Pyetja se si historianët ose politikanët në Maqedoni e shohin historinë e kombit të tyre dhe gjuhën e tyre mund të zemërojë nacionalistët bullgarë - por kjo nuk ka asnjë lidhje me kriteret e Kopenhagës ose ndonjë kriter tjetër që duhet të përmbushë një kandidat për anëtarësim në BE", thote ai.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Maqedonia#Bullgaria#TopChannel

Recommended