Top News - Deklarata e Trump/ Shtohet frika për dhunë në zgjedhje

  • 3 years ago
Presidenti I shteteve te bashkuara Donald Trump nuk pranoi ta thoshte hapur se do të ketë nja transferim paqësor të pushtetit nëse I humb presidencialet e nëntorit.
?Do të shohim se çfarë do të ndodhë?, deklaroi ai gjatë një konferencë për shtyp në Shtëpinë ë Bardhë. Trump po ashtu mendon që zgjedhjet e vitit 2020 do të përfundojnë në Gjykatën e Lartë, duke shtuar se kjo është arsyeja se përse ka rëndësi që ajo t?i ketë të nëntë gjyqtarët. Ai vetë po lëviz me shpejtësi për të emëruar një pasardhëse të gjyqtares liberale Ruth Bader Ginsburg, e cila ndërroi jetë të premten. Rivali i vet demokrat Joe Biden të përzgjedhë kandidatin për Gjykatën e Lartë, pas inaugurimit të tij në janar. Aleatët republikanë të Trump në Senat thonë se ata mund të zhvillojnë një votim para zgjedhjeve. Kjo do të vuloste një shumicë konservatore 6 me 3 në gjykatën më të lartë të vendit. Ekspertët ndërkohë gjithmonë e më shumë po I druhen një shpërthimi të dhunës në zgjedhje. Ata kujtojnë nëntorin e vitit 2000, kur qindra protestues kërkuan me forcë të ndalohej rinumërimi I votave për zgjedhjet presidenciale në Florida. Joe Loëndes, profesor I shkencave politike në Universitetin e Oregonit, mendon se rreziku për dhunë elektrorale tani është edhe më I fortë se ajo që u njoh asokohe si protesta ?Brooks Brothers?, dhe vërejnë me shqetësim me shqetësim krijimin e disa grupeve të ekstremit të djathtë që kanë nisur të qarkullojnë të organizyar, duke hedhur edhe kërcënime.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Trump#Zgjedhjet#TopChannel

Recommended