Top News - Trump nuk thotë se do ta transferojë paqësisht pushtetin nëse humb

  • 3 years ago
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, refuzoi të thotë se do ta transferojë paqësisht pushtetin nëse i humb zgjedhjet presidenciale të nëntorit.


?Do të shohim se çfarë do të ndodhë?, tha Trump në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë, pasi u pyet nëse do ta transferonte në mënyrë paqësore detyrën.

Ai po ashtu tha se beson se rezultati zgjedhor mund të përfundojë në Gjykatën Supreme të SHBA-së, pasi sërish vuri në dyshim votimet me postë.

Gjithnjë e më shumë shtete në SHBA janë duke inkurajuar votimin me postë, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Por, është e pazakontë që një president amerikan të shprehë pak besim në procesin zgjedhor të demokracisë së SHBA-së.

Edhe në zgjedhjet e katër vjetëve më parë, Trump nuk ka pranuar të thotë se do ta respektojë rezultatin zgjedhor, nëse kundërshtarja e tij, Hillary Clinton, fiton.

I pyetur të komentojë komentet e fundit të Trumpit, kandidati demokrat në zgjedhjet e 3 nëntorit, Joe Biden, tha:

?Populli amerikan do të vendosë në këto zgjedhje. Dhe, Qeveria e Shteteve të Bashkuara është plotësisht e aftë që t?i shoqërojë shkelësit nga Shtëpia e Bardhë?.

Unioni Amerikan i Lirive Civile gjithashtu i kritikoi deklaratat e Trumpit.

?Transferimi paqësor i pushtetit është thelbësor për një demokraci funksionale?, tha Davic Cole, nga ky union.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DonaldTrump#DavicCole#TopChannel

Recommended