Zyra e Prokurorit të Specializuar pranë Gjykatës Speciale për krime lufte me seli në Hagë, ka nisur hetimet për rrjedhjen e dokumenteve ?konfidenciale", që ranë në duar të veteranëve të UÇK-së Zyra reagoi lidhur me serinë e dokumenteve të "prokurorisë?, të cilat u lanë për tre herë radhazi nga persona anonimë, në zyrat e veteranëve të luftës së UÇK-së. Prokuroria speciale tha se "disa aktivitete në të cilat është përfshirë Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), kanë për qëllim të minojnë administrimin e drejtësisë në mënyrë të duhur". Te marten për të tretën herë një person anonim la para zyrave të OVL të UÇK-së, qindra dokumente të cilat pretendohet sa janë të Prokurorisë Speciale me seli në Hagë, e cila heton ish-pjesëtarë të UÇK-së me pretendimet se kanë kryer krime lufte në Kosovë. Përmbajtja e këtyre dokumenteve akoma nuk është e qartë, sikundër që nuk është konfirmuar nëse janë origjinale apo jo. Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennett, në një deklaratë për shtyp tha se "zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ka nisur hetimet për "rrjedhjen? e këtyre dokumenteve të pretenduara konfidenciale dhe është e angazhuar të hetojë e ndjekë penalisht me forcë individë që kryejnë krime të tilla, që përfshijnë publikimin e identitetit të individëve të cilët mund të thirren para gjykatës apo të ndonjë informacioni që mund të çojë në identifikimin e tyre".
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Haga#TopChannel
Comments