Top News - Berlini i kthehet Londrës/ Hiq dorë nga lojrat!

  • 3 years ago
Presidenca e Këshillit të BE i kerkoi Britanisw sw Madhe të ndryshojë kurs. "Të dashur miq në Londër, lërini lojërat", deklaroi Ministri gjerman i Shtetit për Evropën, Michael Roth, i cili ishte jashtëzakonisht i qartë.Në negociatat për marrëdhëniet e ardhshme me Bashkimin Evropian, ekziston gatishmëria që të lidhet një marrëveshje e drejtë, por koha po ikën. Për rezultatet e negociatave të deritanishme jemi vërtet të zhgënjyer, tha Michael Roth, që përfaqëson Presidencën aktuale të Këshillit Gjerman të BE në Bruksel.Sipas një zëdhënësi, kryenegociatori i BE Michel Barnier dëshiron të diskutojë statusin e negociatave me kolegun e tij britanik David Frost të mërkurën dhe të përgatisë raundin tjetër të negociatave javën e ardhshme. Komiteti i përbashkët për zbatimin e marrëveshjes së daljes nga BE, që është tashmë në fuqi, do të mblidhet të hënën e ardhshme.Nënkryetari i Komisionit të BE, Maros Sefcovic tha se do të takonte ministrin britanik Michel Gove - pak përpara një afati të fundit të muajit nga Brukseli për Britaninë e Madhe që të braktisë Projektligjin e Tregut të Brendshëm.Qeveria Britanike e Kryeministrit Boris Johnson dëshiron ta anulojë pjesërisht këtë marrëveshje me të ashtuquajturin Ligj të Tregut të Brendshëm dhe po shkakton zemërim në Bruksel. Nga ana tjetër, BE po kërkon përfundimisht një largim nga planet britanike më e shumta deri në 30 shtator.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Berlin#Londer#TopChannel

Recommended