Covid-19, Basha: Spitalet nuk kanë kushtet minimale, largim masiv i mjekëve dhe infermierëve

  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews



Për kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, spitalet nuk kanë kushtet minimale për të përballuar pandeminë Covid-19.

Në një takim me mjekët në selinë blu dhe deklaratë për mediat, Basha tha se numri i mjekëve dhe i infermierëve është reduktuar që nga fillimi i pandemisë.

Sipas tij, ata nuk janë zëvendësuar me të rinj.

Basha gjithashtu theksoi faktin se mbetemi vendi me numrin më të ulët të testimeve për popullsinë.

Lulzim Basha: ?Spitalet nuk bëjnë diagnostikim dhe trajtim të pacientëve me Covid-19. Nuk kanë kushtet minimale për përkujdesje sepse nuk janë bërë investime. Kush është me Covid duhet të vijë në Tiranë, nuk ka trajtim në qendërat e tjera shëndetësore. Mbetemi vendi me numrin më të ulët të testimeve në popullatë. Nuk ka gjurmim të rasteve, përdoret sistem gjurmimi primitiv, nuk kryhen testimet e kontakteve, nuk trajtohen rastet por mbyllin pacientin në shtëpi.

Mjekimet nuk ribursohen dhe ka mungesë totale të aparaturave në dy spitalet covid. Këto janë problemet kryesore që kemi konstatuar deri tani. Sa i përket vaksinës, bashkëpunimin me BE dhe SHBA e kemi sugjeruar që prej muajit korrik, nuk ka lëvizje në këtë drejtim. Ajo që konstatohet është që numrat me të cilat ka nisur përballja është më e ulët. Vazhdon largimi masiv i mjekëve dhe inferimerëve, nuk janë zëvendësuar me të rinj.?



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/covid-19-basha-spitalet-nuk-kane-kushtet-minimale-largim-masiv-i-mjekeve-dhe-inferimereve/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv