Report TV -Breshëri rrëzon përtokë mandarinat, prishen të mbjellat e fermerëve në Konispol

  • 3 years ago
KONISPOL- Shiu i parë në këtë fillim vjeshte ka rënë pothuaj në gjithë rajonin e jugut, por pa krijuar probleme serioze. Por, ndryshe ka qenë kjo situatë në Bashkinë e Konispolit, ku ka rënë shumë breshër, i pazakontë ku madhësia e tij, pasi shkonte sa një top pinpongu.

Në fotot e sjella nga gazetari i Report Tv, vërehet një sasi e madhe breshëri që ka rënë në sipërfaqe të tokës. Breshëri ka dëmtuar mandarinat dhe pemët e tjera të fermerëve në Konispol, duke sjellë një dëm ekonomik për banorët e zonës, pikërisht në kohën kur po niste vjelja e këtyre pemëve.

Kryetari i bashkisë, Shuaip Beqiri, thotë se si pasojë e breshrit, janë dëmtuar shumë pemë frutore.

Nga verifikimi paraprak në terren nga grupet e punës vërehet se 30 për qind e prodhimit në agrume, mandarina e portokalle është dëmtuar, ndërkohë që dëmtimi tek ullinjtë është edhe më i shumtë.