'Këtë sezon s'kemi frikë askënd, s'kufizohemi as për titull!'Donatori i Vllaznisë thirrje Ministrisë

  • 3 years ago
16 blerje ka bërë Vllaznia në merkaton e verës, duke u tjetërsuar plotësisht nga sezoni i kaluar kur iu desh të rrezikonte me ?play-off? për të qëndruar në Superligë. Sipas donatorit Alban Xhaferri sezonin që do të nisë gjerat do të jenë komplet ndryshe, madje nuk do të ketë limit për skuadrën përsa i përket objektivave.

?Skuadra është formatuar dhe është bërë e një niveli shumë të lartë. Unë e kam përsërit edhe më parë që nuk kemi frikë asnjë skuadër pavarësisht se çdo rival është për t?u vlerësuar maksimalisht sepse kampionati është i fortë. Ne nuk mund të përjashtojmë asnjë prej objektivave qoftë kampionati, kupa, apo pjesmarrja në Europë,?-deaklroi ai.

Recommended