Top News - Rinas, i riu kapet nga policia / Me dokumente false

  • 3 years ago
Policia ka shtuar kontrollet edhe në aeroportin e Rinasit, ku janë kryer disa arrestime, kryesisht të personave që tentojnë të kalojnë kufirin me dokumente të falsifikuara.
Gjatë muajit shtator, nga Policia Kufitare e Rinasit janë evidentuar dhe goditur edhe 12 raste të tjera, konkretisht 7 raste për falsifikim të pasaportave dhe letërnjoftimeve, 3 raste për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm dhe 2 raste për mosdeklarim të vlerave monetare.
Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në kuadër të masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve të specializuara, duke përdorur edhe aparaturën e re të dhuruar nga ambasada gjermane, për identifikimin e dokumenteve të falsifikuara, kanë evidentuar dhe goditur dy raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara.
Së fundmi, shërbimet e Policisë Kufitare kanë vënë në pranga shtetasin me inicialet I. N., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Falsifikimi i pasaportave ose vizave" dhe "Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve" dhe GJ. P., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave". I arrestuari i ka shitur një kartë identiteti greke me të dhënat e tij, shtetasit GJ. P., i cili ka tentuar të udhëtojë për në Angli.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Rinas#Policia#TopChannel

Recommended