Top News - Koronavirusi në Kosovë/ Asnjë viktimë 24 orët e fundit

  • 3 years ago
Asnjë viktimë dhe 66 raste të reja të koronavirusit. Ky është bilanci i covid 19 në kosovë që tregon qartë një situatë epidemiologjike më stabël dhe tendencë të rënies së rasteve në ditët në vijim. Sipas institutit kombëtar të shëndetit publik në kosovë, në dy javët e fundit ka një rënie të ndjeshme të numrit të rasteve të reja, në masën 44 për qind. 24 orët e fundit, nga gjithsej 503 teste të kryera, 66 kanë rezultuar pozitivë ndërsa nuk është raportuar asnjë viktimë e koronavirusit. Numri total i rasteve pozitive në kosovë është 15.208 ndërsa ai i viktimave 615. Në 24 orët e fundit, sipas ISHKPK, janë shëruar 141 pacientë të tjerë, cka e ka cuar numrin total të të shëruarve në gjithsej 12815. Numri i rasteve aktive ndërkohë është 1778. Ashtu si edhe në ditët e mëparshme, numri më i madh i infektimeve ditore është regjistruar në kryeqytetin prishtinë, me gjithsej 22 raste të reja, ndërkohë që pason gjilani me 8 raste, decani me 7, ferizaji e podujeve me 5 raste etj.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosova#TopChannel

Recommended