Shqiperia pjese e COVAX per vaksinen e Covid | Lajme - News

  • 3 years ago
Shqipëria ka akses për të marrë një vaksinë të sigurte anti-Covid sapo ajo të prodhohet. Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për t?u angazhuar financiarisht nëpërmjet mekanizmit COVAX, pjese e të cilit janë 80 shtete në të gjithë botën, përfshirë edhe vendet e Bashkimit Europian. Gjatë takimit me ekspertët, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se çdo hap drejt përzgjedhjes së vaksinës së sigurt do të hidhet me shumë kujdes.

?Këshilli Ministrave ka miratuar në mbledhjen e tij të fundit, nënshkrimin e marrëveshjes së angazhimit me aleancën Gavi. Sigurisht do të jemi shumë të kujdesshëm, gjithmonë në konsultim me ekspertët për vaksinën e sigurt, kur ajo të miratohet, për të qenë të sigurt për vaksinën efektive. Por qeveria është angazhuar për të siguruar aksesin, kurdo kur kjo vaksinë të dalë?.

Ekspertët e Komitetit të Imunizimit janë të mendimit se përfshirja e Shqipërisë në këtë marrëveshje jep garanci për vaksinën.

?Aktualisht janë ende në zhvillim e sipër një sërë vaksinash (rreth 200), por vetëm 20 prej të cilave janë në fazat e avancuara, pjesa më e madhe e tyre janë pjesë e mekanizmit COVAX?.

?Na garanton barazinë qoftë edhe me një vend tjetër që është edhe më i zhvilluar ekonomikisht dhe që ka më shumë mundësi për të marrë një akses direkt në sigurimin e vaksinës anti-Covid?.

?COVAX Facility? është një mekanizëm ndërkombëtar që koordinon resurset dhe kërkesën për vaksinë ndaj Covid-19 me kapacitetet prodhuese të kësaj vaksine. Fillimisht do të furnizohen të gjitha vendet me mjaftueshëm doza për të mbuluar 20% të popullsisë. Më pas do të vijojë furnizimi i vendeve me pjesën e mbetur të dozave të kërkuara.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/