Fjolla Morina pretendon se eshte shtatzene, Prokurori kerkon gjinekologun ne gjykate

  • 3 years ago
Me syze, maskë anti-Covid dhe e prangosur, këngëtarja Fjolla Morina është paraqitur mëngjesin e sotëm pranë Gjykatës së Kukësit me pretendimin se është shtatzënë dhe nuk mund të qëndrojë në qeli.

Seanca ku do të vendoset nëse ajo do të qëndrojë në burg apo jo, do të zhvillohet në orën 13:00 teksa prokuroria ka kërkuar edhe gjinekologun në seancë për të vërtetuar shtatzëninë e pretenduar të saj.

Këngëtarja është ndaluar pak ditë më parë në pikën kufitare të Morinës, teksa drejtonte makinën tip Audi dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, brenda një çante iu gjet një pistoletë.

Policia ka marrë shenjat e gishtave edhe dy djemve që udhëtonin me Fjolla Morinën për të parë nëse ata e kanë prekur pistoletën. Ndaj Morinës organi i akuzës ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë ?arrest shtëpie? dhe një garanci pasurore 5 milion lekë.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended