Shtyhet në 13:00 seanca për Fjolla Morinën! Kërkohet 'arrest me burg'! Këngëtarja: Më lini në shtëpi

  • 3 years ago
KUKËS- E "braktisur" nga familja dhe fansat, Fjolla Morina ka dalë sot para Gjykatës së Kukësit për t'u njohur me masën e sigurisë, për armë mbajtje, pasi tentoi të kalonte kufirin me 2 pistoleta. Vendimi për të ishte parashikuar të jepej në orën 08:20 të mëngjesin të kësaj të marte, por seanca u shty për në orën 13:00. Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë "arrest me burg", por e akuzuara ka kërkuar që t'i jepet "arrest shtëpie" me pretendimin se është shtatzënë dhe për këtë ka paraqitur një eko. Për këtë arsye, prokuroria ka kërkuar që të paraqitet në seancë një mjek gjinekolog, me argumentin se një eko nuk mund të mjaftojë për të vërtetuar se është shtatzënë. Nëse gjykata merr një vendim më të lehtë se 'arrest me burg', atëherë prokurori ka kërkuar një garanci shtesë pasurore prej 5 mln lekë.

Recommended