Top News - Përgatitjet për zgjedhje/ Rama me drejtuesit e qarqeve

  • 3 years ago
Për të tretën javë me radhëdrejtuesit politike e qarqeve të Partisë Socialiste janë takuar me kreun e selië rozë Edi Rama. Në takimin me dyer të mbyllura i pranishëm për herë të parë ka qenë Ardian Cela, i cili është caktuar koordinator i i qarkut të durrësit, duke zevendësuar në këtë funksion ish kryetarin e bashkisë së durrësit, vangjush dakon. Ashtu si edhe ne takimet e mëparshme nga koordinatorët e qarqeve është bërë raportimi javor per problematikat ne sektorin publik dhe organizimi i brendshem i Partise Socialiste. sipas burimeve nga takimi Rama ka kërkuar edhe në këtë mbledhje, që qytetarët ta marrin shërbimet siç duhet. Drejtuesit politike kanë dorëzuar analizën e tyre për sa i përket problematikave të qytetarëve dhe performancën e shërbimeve nga drejtuesit e institucioneve. Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar që të evidentojnë çdo drejtor në bashki e ne nivel qarku që nuk i ka ofruar shërbimin e tyre qytetarëve. Rama mësohet të këtë thene në takim se largimi apo qëndrimi i drejtoreve në detyrë do të jetë në bazë të performancës. Ata që nuk kanë pasur performancë të mirë do të zëvendësohen. Edhe organizimi në detaje i partisë për zgjedhjet e ardhshme pjesë e diskutimit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Zgjedhjet#PS#TopChannel

Recommended