Ora News - Rama takon drejtuesit e qarqeve: Synojmë marrjen e 74 mandateve në zgjedhje

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews
Kryeministri Edi Rama mblodhi mëngjesin e sotëm në selinë e PS, kryesinë e ngushtë të kësaj partie dhe drejtuesit politik në qarqe.

Në fokus të takimit që zgjati rreth 2 orë kanë qenë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se Rama u ka bërë të qartë drejtuesve të rinj se PS synon marrjen e 74 mandateve ndaj ka kërkuar organizim në çdo qark. Ndërkohë nesër nis riformatimi për FRESSH.

Pak ditë më parë Rama deklaroi se kërkon një mandat të 3 qeverisës.

Mënyrën për ta arritur këtë fitore ai e shikon tek ristarti i energjive të të gjithë të zgjedhurve dhe të emëruarve në këtë forcë politike.

Grupit parlamentar ja ka bërë të qartë se janë të gjithë kandidatë për deputet, përfshirë dhe ai vetë, dhe për të qenë pjesë e tij sërish në zgjedhjet e 2021 do të duhet ta meritojnë.

Në mbledhjen e parë të grupit parlamentar që hapi sezonin politik të zhvilluar në Elbasan kryeministri i ka njohur deputetët me ndryshimet në drejtimin e qarqeve.

Ai vetë ka vendosur të marrë drejtimin e Durrëst pas largimit të Dakos, Tiranën si bashki do e drejtojë Erion Veliaj, ndërsa qarkun Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/rama-takim-me-byrone-e-kryesise-se-ps/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended