Incidente gjate fushates elektorale ne Kosove, Milo ne Kosove - (18 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Sërish incidente gjatë fushatës elektorale në Kosovë. Policia e UMNIK-ut, ka njoftuar sot se ka përdorur gazin lotsjellës dhe shkopinj gome për të shpërndarë turmën në rrugën kryesore në Shtinje, gjatë një takimi elektoral, të Partisë Lidhja Demokratike e Kosovës.

Sipas policisë së UMNIK-ut, ndërsa LDK po mbante një miting elektoral ku ishin rreth 300 vetë, një grup të rinjsh, shumica e të cilëve i përkisnin grup moshave 9-12 vjeçare, filluan të hidhnin parulla pro PDK, e cila udhëhiqet nga Hashim Thaçi. Pesë persona janë arrestuar në lidhje me rastin dhe nuk ka pasur të plagosur gjatë incidentit.

Sot në Prishtinë ka mbërritur për një vizitë zyrtare, Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Paskal Milo. Takimi i tij i parë ka qenë me Hashim Thaçin, lideri i PDK. Milo pas takimit me Thaçin është shprehur, se do të takohem dhe me përfaqësues të tjerë të politikës shqiptare. Ndërsa kryetari i PDK Thaçi, u shpreh, se biseda me ministrin e jashtëm të Shqipërisë ishte në vazhdën e kontakteve të partisë së tij me institucionet shqiptare./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended