Tetova ka vetëm 800 vende për parkim

  • 3 years ago
Tetova ka vetëm 800 vende për parkim ndërsa në qarkullim janë dhjetëra mijëra makina të regjistruara. Banorët ankohen për vështirësi të shumta në komunikacion, sidomos për shkak të rrugëve të bllokuara nga parkimet kudo. Komuna ndër vite ka premtuar zgjidhjen e problemit përmes garazheve në kate, por një gjë e tillë ka mbetur vetëm në letër.