Top News - Kosovë, lojrat e fatit/ 35 arrestime pas aksionit blic

  • 3 years ago
Prokuroria Themelore e Gjilanit njoftoi se ndaj 35 personave të dyshuar, të cilët u ndaluan gjatë aksionit blic në fshatin Karaçevë, është paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh.
Mesnatën e së premtes, policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Gjilanit dhe Inspektoratin Policor, ka vënë në pranga 35 persona, në mesin e të cilëve edhe 12 zyrtarë policorë, të përfshirë në aktivitete kriminale, si dhe ka sekuestruar aparate të lojërave të fatit dhe prova materiale. Gjatë këtij aksioni, u mbyllën dhe 12 objekte ku zhvillohej veprimtaria e bixhozit dhe lojërave të fatit. Lëvizja erdhi pas një viti hetimesh sic sqaroi Prokuroria e Gjilanit. Marsin e 2019-tës, Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin që ndalon funksionimin e bizneseve të lojërave të fatit për 10 vjetët e ardhshëm, duke shfuqizuar legjislacionin ekziston përkëto lojra. Vendimi për mbylljen e tyre erdhi pasi në dy kazino në qytete të ndryshme të Kosovës, u vranë dy persona. Policia e Kosovës thotë se në aksione të ndryshme, ka ndaluar një sërë personash që dyshohet se me qëllim përfitimin e parusisë në mënyrë të kundërligjshme, kanë organizuar lojëra fati.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosove#Lojrat#TopChannel

Recommended