Top News - Përplasje me Iranin/ SHBA rikthen sanksionet e OKB-së

  • 3 years ago
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të rikthejnë në mënyrë të njëanshme të gjitha sanksionet e Kombeve të Bashkuara ndaj Iranit, pavarësisht kundërshtimit nga aleatët më të ngushtë europianë të Uashingtonit dhe pasigurisë që ngjall një lëvizje e tillë. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo foli një ditë më parë për të ashtuquajturin ?kthim mbrapa të sanksioneve të OKB-së ndaj Iranit?."Nëse vendet anëtare të OKB-së dështojnë të përmbushin detyrimet e tyre për të zbatuar këto sanksione, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të përdorin autoritetet e brendshme për të imponuar pasoja për ato dështime dhe për të siguruar që Irani të mos korrë përfitimet e aktivitetit të ndaluar nga OKB-së", tha Pompeo ."Në ditët në vijim, Shtetet e Bashkuara do të shpallin një sërë masash shtesë për të forcuar zbatimin e sanksioneve të OKB-së dhe për t'i kërkuar shkelësit e përgjegjësisë," shtoi ai. kjo masë e Amerikës i hap rrugën një përplasjeje të madhe në Kombet e Bashkuara, ku Ëashingtoni e gjen veten gjithnjë e më të izoluar mes tensioneve me Iranin dhe palët e tjera të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, i njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët Përgjithshëm i Veprimit. "Amerikanët veprojnë si ngacmues dhe vendosin sanksione .... Komuniteti botëror duhet të vendosë se si të veprojë ndaj ngacmimit," deklaroi ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif. Presidenti Donald Trump u tërhoq nga marreveshja nderkombetare me Iranin ne vitin 2018 me pretendimin se ka shkelur angazhimet berthamore.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OKB#SHBA#TopChannel