Top News - Gurore pa leje në Tomor/ Pranga administratorit të një firme

  • 3 years ago
Policia e Beratit ka vënë në pranga administratorin e një kompanie, pasi akuzohet se ka shkaktuar dëmtime në malin e Tomorit, duke punuar në mënyrë të kundraligjshme në një gurore.
Sipas policisë në vijim të goditjeve ndaj veprimtarisë së kundraligjshme të nxjerrjes së pllakave të gurit në malin e Tomorit, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në kuadër të operacionit policor të koduar "Gracka", është bërë i mundur arrestimi I një 36 vjeçari, banues në fshatin Poliçan, administrator i subjektit.
Arrestimi i tij është bërë pasi, pas një hetimi disa mujor është dokumentuar me prova aktiviteti i paligjshëm I tij, ku në mënyrë të kundraligjëshme nxirrte pllaka guri dekorative, në Malin e Tomorit, zonë e shpallur ?Park Kombëtar?, duke dëmtuar habitatin natyror të zonës së mbrojtur. Ndër të tjera dyshohet se materialin e gurit të nxjerrë në mënyrë të paligjshme në këtë zonë e tregtonte me dokumentacion dhe fatura të falsifikuara.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale ?Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore?, ??Fshehja e të ardhurave?? dhe ?Mospagimi i taksave dhe tatimeve?.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Tomor#Policia#TopChannel

Recommended