Top News - Vrasja në Durrës/ 5 të arrestuar, mes tyre autori

  • 3 years ago
Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmë në Durrës, ku humbi jetën 39 vjeçari Armando Baboçi i cili bashkë me të birin Erald Gjini 19 vjeç u plagosën në një lokal pas një sherri.
5 persona janë arrestuar dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim për ngjarjen, ndërsa i plagosur nga ngjarja mbeti dhe Henri Tatasi, i dyshuari si autori i ngjarjes.
Të arrestuarit nga policia për veprën penale "Vrasje me paramendim", janë Klodjan Daci, Henri Tatasi, Sergio Tatasi, ndërsa janë arrestuar për "Moskallëzim krimi" Endri Cimo (Bregu), Argit Kastrioti.
Mësohet se fillimisht konflikti mes palëve ka qenë fizik, ku janë përdorur sende të forta, si shkop bejzbolli dhe mjete rrethanore e më pas palët kanë nxjerrë armët.
Nga të shtënat janë plagosur Armando Baboçi Gjini dhe Erald Gjini, babë e bir, të cilatë janë dërguar në spital, por babai 39-vjeçar nuk mundi t?i mbijetonte plagëve të marra. Nga pala tjetër është plagosur Henri Tatasi, I cili prej mbrëmjes së djeshme u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Durres#Vrasja#TopChannel

Recommended