Ora News - Dorëheqje në polici pas 3 vrasjeve dhe një atentati me bombë

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Tre viktima dhe një atentat me bombë në mes të Tiranës kanë vënë në alarm policinë si dhe kanë rikthyer shqetësimin për pasigurinë në vend. Kësaj situate janë shtuar dhe akuza për tenderat në forcat e rendit.

Duket se ngjarjet kanë sjellë dhe largimet e para.

I pari që u largua nga radhët e policisë, ka qenë zv/drejtori i policisë së Tiranës, Arsen Sinomati për të cilin thuhet se ka dhënë dorëheqjen.

Në rolin e drejtuesit për hetimin e krimit, Sinomati ka dhënë si arsyet personale si motivacion për largimin nga funksionet.

Pas tij, në ministrinë e Brendshme është dorëhequr edhe Sekretari i Përgjithshëm Plarent Ndreca, njeriu më i afërt i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Ndreca është zëvendësuar nga Elena Pici, e cila ka mbajtur rolin e koordinatores në kryeministri.

Por duket se për ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, nuk ka vend për alarm. Pavarësisht se në vend u regjistruan 3 vrasje brenda pak orësh në Tiranë, Elbasan, e Rrogozhinë, ai shprehet se siguria në vend është në nivele optimale.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/dorehiqet-zevendesdrejtori-i-policise-se-tiranes/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended