'Ligji për presidentin', Meta kërcënon me shpërndarjen e parlamentit: Po deshën le ta provojnë

  • 3 years ago
Rikthimi në konferencat për mediat ka rikthyer edhe akuzat e Presidentit Meta ndaj qeverisë për grusht shteti dhe kërcënime për shpërndarje parlamenti. "Ligjin organik për Presidentin" nuk është pritur mirë nga kreu i shtetit Ilir Meta duke i përcjellë një mesazh të qartë mazhorancës se asnjë i sëmurë mendor dhe i marrosu nuk e kërcënon apo frikëson dot atë të përmbush misionin historik të mbrojtjes së Kushtetutës. Kreu i Shtetit ashpërsoi tonet duke thënë se askush nuk e kërcënon atë dhe se nëse duan ta bëjnë do të shpërndajë parlamentin dhe pastaj le ta gjejnë vetë se ku do të futen.

Në lidhje me ndryshimet kushtetuese, Meta i ka cilësuar të njëanshme dhe të ngjashme me grushtin e shtetit, por i ka kujtuar se grushti i popullit është më i fortë. Duke e cilësuar regjimit diktatorial, Meta bëri edhe një paralele mes Ramës dhe Lukashenkos duke thënë se gratë shqiptare do të ngrihen edhe më fortë se ato të Bjellorusisë.Paketa antishpifje ishte një tjetër pikë e presidenti Meta, ku tha se thirrja e djeshme e raportuesit të Asamblesë së KiE për qeverinë që të tërhiqej nga paketa anti-shpifje është një kambanë alarmi dhe se mazhoranca duhet të reflektojë sa më shpejtë.