Edi Rama: Berisha njerezit i ka numerore per mitingjet e tij (13 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Demokratët kanë përdorur forcën për të manipuluar votat tuaja me 1 tetor. Me këto fjalë, kryebashkiaku i Tiranës Edi Rama iu drejtua banorëve të njësisë bashkiake 11 ku socialistët përfaqësohen me kandidatin me origjinë nga Tropoja, Din Selimaj.
"Tropoja nuk është bastioni i të çmendurve, por është një qytet, një krahinë që ka njerëz si Din Selimaj që këta njerëz janë me shumicë dhe atje dhe që Tropoja e Bajram Currit vazhdon të nxjerrë patriotë të përkushtuar që duan rregull dhe qetësi, zhvillim dhe prosperitet dhe jo kaos dhe rrëmujë. Unë prandaj kam ardhur këtu përsëri sepse dëshiroj shumë që ky mesazh t'i shkojë vëllezërve tanë të ardhur nga veriu të cilët duhet t'i japin fund manipulimit të vetvetes dhe të fëmijëve të tyre për hir të një të çmenduri që kërkon t'i mbajë peng dhe që në 10 vjet që kishte mundësi t'i ndihmonte që ata të mos jetojnë mes baltës, errësirës dhe mungesës së zhvillimit nuk bëri asgjë sepse i ka vetëm numërorë për mitingjet e tij."
Rama u premtoi ndihma dhe atyre që nuk votuan për socialistët në raundin e parë. Vota e demokratëve nuk duhet të shkojë dëm më 15 tetor përfundoi Rama, duke premtuar kinemanë e re dhe rrugët e riparuara. Në takimet e sotme, kryebashkiaku Rama mbylli fushatën në ndihmë të kandidatëve socialistë të njësisë bashkiake të kryeqytetit./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended