Wake Up/ Ndikimi i pandemisë: 48 % e të njerëzve të stresuar nga mungesa e udhëtimeve

  • 3 years ago
Të gjithë njerëzit në mbarë botën, për shkak të situatës së pandemisë janë detyruar që të mos udhëtojnë jo vetëm për pushime por edhe për arsye që lidhen me profesionin apo me shëndetin e tyre. Pandemia nuk na ka shkaktuar vetëm dëme financiare por edhe në aspektin emocional na ka akumuluar më shumë energji negative dhe stres. Kështu rezulton edhe nga sondazhi më i fundit i "Amex Trendex", një raport i trendeve nga America Express, i cili ka pyetur qytetarët se si mungesa e udhëtimeve është reflektuar në jetën dhe në gjendjen e tyre shpirtërore. American Express kreu këtë sondazh me 3000 njerëz të shpërndarë në SH.B.A. Britaninë e Madhe, Australi, Japoni, Meksikë dhe Kanada përgjatë muajve qershor dhe korrik 2020. Sipas rezultateve të sondazhit, 50% e të pyeturve u shprehën se për shkak të mërzitjes do të donin të shpërnguleshin në një shtet tjetër qoftë edhe për një vit të tërë, nëse do të kishin mundësi ekonomike. Psikologe, Lorela Garuli, foli lidhur me stresin që na ka shkaktuar izolimi dhe pamundësia për të udhëtuar.
Të dhënat e sondazhit tregojnë se 48% e të anketuarve u përgjigjen se për shkak se nuk munden të udhëtojnë, ndihen në ankth dhe të stresuar, -3 në 4 konsumatorë, pra rreth 78%, u përgjigj se udhëtimet janë një nga gjërat kryesore të cilat atyre u mungojnë më shumë në këtë kohë pandemie, 10% e tyre janë shprehur se po planifikojnë një udhëtim të afërt dhe 67% e tyre u shprehën të gatshëm të udhëtojnë sapo të jetë e lejueshme, por vetëm me familjarët e tyre


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended