Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuric deklaroi se në takimin e sotëm në Bruksel do të diskutohet për Asocacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
?Tema e parë në rendin e ditës do të jetë Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Së paku, për palën serbe?, shkroi ai në Twitter, duke iu përgjigjur një postimi të të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i cili tha se do të bisedohet për pretendimet e ndërsjella financiare midis dy vendeve.
Edhe vetë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ishte shprehur se kjo temë nuk do të diskutohej gjatë ditës. Dy delegacionet e ekspertëve takohen sot në Bruksel për një raund të ri bisedimesh. Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, janë takuar në 7 shtator në Bruksel, ku është hapur edhe tema e asociacionit në fjalë. Krijimi i tij është parashikuar me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të arritur në dialogun Kosovë-Serbi, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse tha se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.
Hashim Thaçi deklaroi një ditë më parë se ?hapja e temave për të drejtat e komuniteteve dhe për Asociacionin e komunave serbe në dialogun e Brukselit është gabim i madh dhe shumë i rrezikshëm i Qeverisë së Kosovës?.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MarkoGjuric#Miroslla Lajçak#TopChannel
Comments